Gjykata Speciale ia ka vazhduar paraburgimin Salih Mustafës.
Vendimi është marrë nga paneli i Trupit Gjykues i caktuar në këtë rast.
Me këtë rast, është urdhëruar Këshilli i Viktimave që të dërgojë parashtresa për rishikimin tjetër të paraburgimit deri më 6 shtator.
Ndërkaq, mbrojtjes i është dhënë afat që të njëjtat t’i dërgojë deri më 13 shtator.