Specialja nuk e konfirmon se Gucati është liruar: Nëse merret vendim, do të jetë publik

Specialja nuk e konfirmon se Gucati është liruar: Nëse merret vendim, do të jetë publik

Ushtruesi i detyrës të kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë në një përgjigje për Klankosova.tv se Gjykata Speciale e ka liruar nga burgu, Hysni Gucatin.

Në lidhje me këtë, Klankosova.tv ka dërguar pyetje te Dhomat e Specializuara në Hagë për ta konfirmuar një gjë të tillë.

Megjithatë, në përgjigje është thënë se një vendim i tillë do të bëhet publik në faqen e internetit të Dhomave të Specializuara.

“Nëse dhe kur nxirret një vendim publik për këtë çështje, ai do të jetë i disponueshëm në faqen e internetit të Dhomave të Specializara”, ka thënë një zëdhnës i Dhomave të Specializuara për Klankosova.tv.

Related Articles