Gjykata Speciale ka njoftuar se seanca e radhës në çështjen e njohur si “Thaçi dhe të tjerët” do të rikthehet të hënën duke filluar nga ora 09:00, raporton Gazeta “Enigma”.
Kjo seancë vazhdon pas vizitës që Thaçi pati në Kosovë, i cili sipas protokollit ishte për vizitë në varreza tek babi i tij, për të kaluar më pas një takim diku deri në orë me familjarët e tij në shtëpinë e tij në Burojë.
Pastaj ai është dërguar në selinë e UELEX-it në Prishtinë.
Të shtunën e 22 marsit në selinë e EULEX-it ai u takua me vëllezërit e tij dhe bashkëshorten.
Ish-presidenti i vendit u nis këtë të shtunë për në Hagë në ora 13:00.
Kujtojmë se Thaçit nuk iu lejua që të merrte pjesë në varrimin e babit të tij i cili vdiq më 16 mars dhe u varros më 18 mars në varrezat e fshatit Burojë të Skenderajt. /Gazeta Enigma/