Borussia Dortmund ka shënuar fitore si mysafir ndaj Bayer Leverkusen me rezultat 4-3 në kuadër të javës së katërt të Bundesligës.
Ndeshja nisi më mirë për ‘aspirinat’ që shënuan në minutën e nëntë me Florian Wirtz që u gjend mirë në zonë (1-0).
Shifrat u barazuan me Erling Haaland në minutën e 37-të, kur ai shënoi me kokë.
Patrik Schick ktheu epërsinë në minutën e 45-të pas një aksioni të bukur (2-1), rezultat që u mbyll pjesa e parë.
Julian Brandt barazoi shifrat në 2-2, ndërsa vetëm pas disa minutash Moussa Diaby shënoi për 3-2 në të mirë të vendasve.
Raphael Guerreiro në minutën e 71-të shënoi për 3-3, duke treguar se ndeshja do të ishte e fortë deri në fund.
Milionerëve tre pikë ia siguroi kush tjetër përveç Haaland që shënoi nga pika e bardhë për 4-3, duke e mposhtur Lukas Hradeckyn.
Me këtë fitore Borussia Dortmund mbetet në pjesën e epërsinë të renditjes me 9 pikë.