Spitalet po stërmbushen me pacientë të prekur nga virusi

Spitalet po stërmbushen me pacientë të prekur nga virusi

Në Klinikën Infektive dhe atë të modeluar nuk ka më vend për pacientë të rinj. Kështu alarmon ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Nga sot njoftoi se e kanë vënë në funksion Spitalin për Rehabilitim në Kozle, për trajtimin e pacientëve me COVID-19. Spitale të mbingarkuara siç shtoi ai më tej, janë ato të Tetovës, Gostivarit, Strugës dhe Kërçovës, qytete ku interesimi i qytetarëve për tu vaksinuar është shumë i ulët. Ai deklaroi se për momentin nuk ka nevojë që në këto lokalitete të vendoset karantinë.

“Vërtetë janë të ngarkuara spitalet në Tetovë, Gostivar, pjesërisht ë Kërçovë dhe Strugë. Këtu është mbushur plotësisht Klinika Infektive së bashku me spitalin e modeluar, janë hospitalizuar mbi 130 pacientë, Instituti për Tuberkulozë dhe nga sot fillon të punoj spitali për rehabilitim në Kozle, ku ka 120 krevate”.

Që të mos krijohen turma për vaksinim para Shtëpive të Shëndetit, ministri bëri më dije se do të vihet sërisht në funksion salla “Boris Trajkovski”, por këtë herë salla e vogël.

“Duke pasur parasysh presionin të mërkurën ose më vonë të ejten, përsëri do të hapet salla ‘Boris Trajkovski’ sepse një pjesë e të punësuarëve të Shtësisë së Shëndetit që ishin në pushime i kanë ndërprerë ata dhe janë kthyer në punë më herët, që ta vënë sallën në funksion. Tani do të përdoret salla më e vogël, jo ajo e madhja. Megjithatë, do të ketë rreth 20 vende ku do të mund të realizohet vaksinimi dhe besoj se do ti zvogëloj turmat që i kemi para Shtëpive të Shëndetit”.

Sipas Filipçes, kjo valë e virusit nuk është si shkak i organizinimit të dasmave por nga pushimet dhe udhëtimet jashtë vendit, duke shtuar se edhe rajoni po përballet me një valë të tillë.

Gjithashtu theksoi se nuk mendohet për kthimin e mbajtjes së maskave në ambient të hapur dhe për orë policore.

Disa studime të publikuara në SHBA tregojnë se të vaksinuarit infektohen me 0, 07% rrezik, kurse ata që e kanë kaluar virusin me 1.3%.

Related Articles