Një nga stadiumet më të veçanta në Katar ishte padyshim ai “974”.
I quajtur kështu, pasi u ndërtua nga 974 kontinierë dhe gjithashtu, 974 është edhe kodi telefonik Katarit.
Mbrëmjen e së hënës, më 5 dhjetor në këtë impiant u zhvillua edhe ndeshja e fundit e planifikuar, Brazil – Koreja e Jugut.
Sot, stadiumi i cili ndodhet në Doha dhe ka një kapacitet deri në 44.089 spektatorë do të dalë jashtë funksionit dhe do të nisë çmontimi i tij.
Për momentin nuk ka një ide të saktë se ku do të dërgohet, por burime nga Katari kanë bërë me dije se ai do të dërgohet në vendet që kanë nevojë për infrastrukturë.