Stadiumi i qytetit “Ismet Shabani” në Ferizaj shndërrohet në shkollë

Stadiumi i qytetit “Ismet Shabani” në Ferizaj shndërrohet në shkollë

Klubi i Ferizajt ka reaguar pasi në stadiumin e qytetit “Ismet Shabani” po ndërtohet një shkollë.

Përmes disa fotografive të publikuara, ku shihet se kanë filluar punimet për ndërtimin e shkollës, faqja zyrtare e klubit ka shprehur paknaqësitë e veta.

Reagimi i plotë i KF Ferizaji:

“Stadiumi i qyteti” Ismet Shabani” bëhet shkollë!

Stadiumi i qytetit, kur më herët ishte arenë e futbollit Ku cdo javë ishte i stërmbushur me tifozë, tani eshte shëndrruar në shkollë. Në këtë stadium kanë dalur shumë talenta nga qyteti ynë, e shumë gjenerata kanë luajtur këtu – e tani kjo fushë më nuk do të ekzistojë pasi aty do të ndërtohet një shkollë! Ne si klub jemi të habitur për këtë gjë, dhe kërkojmë që dikush të jep përgjegjësi për këtë që po ndodhë. Qyteti ynë jeton per futboll, meritojm me shume.FC Ferizaj”.

Stadiumi i qyteti" Ismet Shabani" bëhet shkollë!! Stadiumi i qytetit, dikur ishte arenë e futbollit Ku cdo javë…Posted by FC Ferizaj on Thursday, May 20, 2021

Related Articles