I gjithë stafi i qeverisë me kërkesë të kryeministrit të vendit, Albin Kurtit, u mblodhën në atë që ky i fundit e quan Ballkoni i Hapur.
Ai tha se me stafin në kryeministri pati biseda e shkëmbime të këndshme, ku nuk mungoi as falënderimi.
“Ballkoni i Hapur ishte përsëri vendtakim për të gjithë stafin në kryeministri. Biseda e shkëmbime të këndshme, gjatë të cilave natyrisht nuk mungon falënderimi për angazhimin dhe inkurajimi për të vazhduar punët e mira”, shkroi Kurti. /Gazeta Enigma