Stafi mbështetës i angazhuar nga Ministria e Shëndetësisë ndaj luftës së pandemisë, ende nuk është paguar për punën e bërë në muaji mars.
Bile, pos që ende nuk e kanë marr pagën e marsit, koha iu ka ardhur edhe për pagën e prillit.
E, kjo situatë është e papranueshme për sindikalistët, aq më tepër në prag të festave të muajit maj.
Nga Sindikata e Infermierëve thonë se kolegët e tyre varen nga kjo pagë dhe nuk përfitojnë asnjë beneficion tjetër, qofshin ato pagesat për orët shtesë dhe kujdestaritë.
Madje, të njëjtit tregojnë se edhe në muajt paraprak, stafi infermieror ka adresuar ankesa tek kjo sindikatë për vonesat në paga, por jo si kësaj radhe.
Megjithëkëtë, Ministria e Shëndetësisë nuk ka dhënë fort detaje lidhur me këtë çështje.
Veç se ka bërë me dije se janë duke kërkuar modalitetet për procedimin e pagesave për krejt stafin e angazhuar për ballafaqim me COVID-19.
Kujtojmë se këta mbi një mijë profesionist kanë kontrata pune vetëm deri qershor, dhe nuk dihet nëse do t’ju vazhdohen ato ose jo.