Stafi shëndetësor merr 10% pagë shtesë me vendimin e ri të qeverisë

Stafi shëndetësor merr 10% pagë shtesë me vendimin e ri të qeverisë

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin e Ministrisë së Financave për pagë shtesë prej 10 përqind të pagës bazë për punonjësit shëndetësor, profesionistët shëndetësor dhe stafin mbështetës për periudhën korrik-dhjetor 2022.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, në mbledhjen e qeverisë tha se shuma e paraparë për mbështetje të stafit shëndetësor është 5.5 milionë euro.

Haxhiu sulmon Haradinajn: T’u dha posti i kryeministrit sepse kërcënove me…

“Mbështetja fillestare ka qenë e paraparë që të vazhdojë deri në muajin qershor, por me rikthimin e numrave dhe ndryshimin e situatës konsiderojmë që mbështetja duhet të vazhdojë për stafin shëndetësor, mbështetja që ka qenë 10 përqind mbi pagën bazë sepse e konsiderojmë të nevojshme të ketë staf të motivuar në luftën kundër COVID-19. Në lidhje me këtë parashihet të ndahen mjete në shumën 5.5 milionë euro nënprogrami i Ringjalljes Ekonomike.  Marrë parasysh nevojën për mbështetje të stafit shëndetësor ju ftoj ta votoni këtë propozim-vendim”, tha Murati.

Kabineti qeveritar me shumicë votash miratoi propozim-vendimin e MF-së.

Related Articles