Stano për takimin në Bruksel: Ka marrëveshje, presim që palët t’i zbatojnë marrëveshjet e kaluara

Stano për takimin në Bruksel: Ka marrëveshje, presim që palët t’i zbatojnë marrëveshjet e kaluara

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në konferencën e sotme u përball me pyetjet e gazetarëve që kërkonin të sqarohet ajo çka ndodhi dje në takimin e nivelit të lartë Kurti-Vuçiq.

Stano tha se është shumë e qartë që ka marrëveshje dhe se ajo është që më të mos ketë diskutime mbi propozimin europian.

“Mendoj që Borrell e ka qartësuar mjaftueshëm në fjalimin e tij. Ajo që është arritur është se nuk duhen ose nevojiten më shumë diskutime mbi propozimin europian, që është një marrëveshje në rrugën e normalizimit në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kjo ishte marrëveshja. Nuk duhen më diskutime për këtë dokument”.

Ai tha se të dyja palët e kanë shprehur gatishmërinë e tyre për zbatimin e kësaj marrëveshje dhe kjo është ajo në të cilën do të punojnë tash e tutje. Po ashtu, Stano tha se Lajçak do të shkojë në Prishtinë dhe Beograd për përditësime, derisa paralajmëroi edhe njëherë takimin e radhës Kurti-Vuçiq në mesin e marsit.

“Puna s’ka përfunduar normalisht, s’ishte qëllimi i takimit të djeshëm, natyrisht. Në këtë frymë ne vetëm duam t’iu rikujtojmë palëve që ne presim që të gjitha marrëveshjet të zbatohen”, tha Stano, duke shtuar se palët janë pajtuar që të përmbahen nga ndonjë veprim i njëanshëm”.

Gazetarët prapë insistuan me pyetje, por zëdhënësit europianë thanë se nuk përgjigje tjetër për rezultatin e takimit të djeshëm.

“Jam i lumtur që të them të njëjtën përgjigje”, tha Stano.

Related Articles