Stano: Takimi në Ohër për finalizimin e zbatimit të Aneksit të marrëveshjes së BE-së

Stano: Takimi në Ohër për finalizimin e zbatimit të Aneksit të marrëveshjes së BE-së

Të shtunën e 18 marsit, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell do të jetë nikoqir i një takimi tjetër të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Në këtë takim, pjesëmarrjen e kanë konfirmuar kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar BE-ja.

Borrelli bashkë me të dërguarin special të BE-së, Miroslav Lajçak “do të mbajnë takime të ndara me liderët, e më pas do të zhvillojnë një takim trilateral”.

“Takimi do të përqendrohet në finalizimin e zbatimit të Aneksit të Marrëveshjes së BE-së në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftimin e BE-së.

Related Articles