Gjatë muajit korrik të vitit 2023, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 520.26 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 405.2 GWh, ose 10. 8 për qind më i madh, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak korrik 2022.
Sipas raportit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për “Statistikat e Energjisë” për muajin korrik 2023, pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 11.7 për qind.
Në këtë raport thuhet po ashtu se ka më pak thëngjill të prodhuar në korrik 2023 sesa në korrik 2022.
“Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 4.43 mijë ton, ose 30,6% më pak sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak”, thuhet në raport.