Stërmbushet Infektiva, vetëm edhe një shtrat i lirë

Stërmbushet Infektiva, vetëm edhe një shtrat i lirë

Me rritjen e numrit të rasteve me COVID-19, në Klinikën Infektive është shtuar dukshëm edhe numri i pacientëve që kërkojnë trajtim mjekësor.

Në këtë klinikë numri i pacientëve të hospitalizuar janë 119 pacientë, ku të vaksinuar janë 19 pacientë, 7 me dozë të dytë dhe 12 pacientë me një dozë

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Arben Vishaj, tha se ditëve të fundit është rritur numri i pacientëve, për çka kapacitetet e infektives kanë kapacitet vetëm edhe për një person.

“Në Klinikën Infektive është rritur shumë numri i pacientëve ku kapaciteti i klinikës infektive është me 120 shtretër dhe ne tash i kemi 119 të lirë, pra kemi vetëm një shtrat të lirë vetëm për një pacientë”, shtoi Vishaj.

Vishaj tregon nëse ka persona të vdekur nga COVID-19, e të cilët kanë qenë të vaksinuar.

“Nuk kemi asnjë person të vdekur nga COVID-19 dhe që kanë qenë të vaksinuar”, përfundoi Vishaj.

Ndryshe, vetëm sot në Kosovë janë regjistruar 13 viktima dhe një mijë e 901 raste të reja me koronavirus.

Related Articles