Stoltenberg: Nuk kishim zgjidhje tjetër përveç largimit nga Afganistani

Stoltenberg: Nuk kishim zgjidhje tjetër përveç largimit nga Afganistani

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, ka folur sot rreth situatës së krijuar në Afganistan pas marrjes së kontrollit nga talibanëve.

Stoltenberg në një konferencë për media të mbajtur në Bruksel tha se Organizata e Aleancës Veriatlantike kishte vetëm një zgjidhje për ta lënë Afganistanin.

“NATO kishte vetëm një opsion për të lënë Afganistanin plotësisht ose për të rritur numrin e trupave dhe për të rifilluar operacionet luftarake atje”.
Numri një i NATO-s theksoi se është i dëshpëruar me triumfin e talibanëve.

“Sot patëm një takim për të diskutuar situatën serioze dhe të paparashikueshme në Afganistan. Kabuli ra dhe talebanët morën kontrollin e pjesës më të madhe të vendit. Me të vërtetë më vjen keq”.

Ai shtoi se faji për këtë dështim është i udhëheqjes së Kabulit.

“Aleatët e morën parasysh rrezik e tërheqjes sepse e dinin që vazhdimi nuk ishte më alternativë, nuk duhej të vazhdohej me prani të kufizuar ushtarake, mund të vazhdohej vetëm me një prani të shtuar të trupave të NATO-s dhe angazhim të tyre edhe një herë në luftime”.

Related Articles