Përzierja e vaksinave të ndryshme prodhon një përgjigje të fortë imunitare kundër virusit, sipas një hulumtimi të fundit.
Shkencëtarët në Oksford vëzhguan ndikimin e një përzierjeje vaksinash, ku njerëzve iu dhanë ose dy doza standarde të vaksinës Oxford / AstraZeneca ose Pfizer / BioNTech, ose një kombinim i të dyjave.
Studimi gjeti ndryshime të dukshme në nivelet e antitrupave kundër virusit në varësi të vaksinat. Dy doza Pfizer prodhuan nivelet më të larta të antitrupave, ndërsa një dozë e vaksinës AstraZeneca e pasuar nga një dozë Pfizer ishte gati po aq e fuqishme.
“Patjetër që keni më shumë përgjigje të fortë imunitare nëse merrni një dozë Pfizer pas vaksinës AstraZeneca,” tha Matthew Snape, profesor i asociuar në pediatri dhe vaksinologji në Oksford.
Kombinimet e tjera nuk ishin aq efektive. Në Mbretërinë e Bashkuar po shqyrtohet nëse në vijim do të ofrohen vaksina të ndryshme për të njëjtin person. Bazuar në studimin e fundit, një dozë e vaksinës AstraZeneca, e pasuar me një Pfizer, mund të jetë një strategji efektive./Gazeta Enigma/