Studiuesi i famshëm për Kurtin: I duhet mbështetje në përballje me Serbinë

Studiuesi i famshëm për Kurtin: I duhet mbështetje në përballje me Serbinë

Njëri nga studiuesit më të njohur në botë të politikës, Francis Fukyama, i ka dhënë mbështetje kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, në ballafaqimin me Serbinë.



Ai tha se Kurti e meriton mbështetjen në këtë përballje.

“Kam takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, në Athinë muajin e kaluar. Ai meriton mbështetje në konfrontimin e tij aktual me Serbinë” – ka shkruar Fukuyama.

Ai njihet për librin e tij “Fundi i Historisë dhe Njeriu i Fundit”, por gjithashtu edhe për librin “Shtet-Ndërtimi” ku trajton problemet e vendeve në zhvillim me administratën publike, të cilën e quan “vrima e zezë”.

Këto deklarime të tij vijnë pas tensionimeve të situatës në dy pikat kufitare në veriun e vendit gjatë së dielës.

Related Articles