Rekomandohet zhvendosja e festivalit “Sunny Hill”

Rekomandohet zhvendosja e festivalit “Sunny Hill”

Grupi “Qytetarët aktivë” përmes një postimi në profilin e tyre në Facebok sot kanë njoftuar se kanë pranuar dokumentin e protokolluar të datës 13.07.2022 lidhur me mbajtjen e Festivalit Sunnyhill.



Sipas këtij njoftimi Sunnyhill do të mbahet në Gërmi nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, të cilët sipas tyre, kanë rekomanduar të shqyrtohet dhe të mbahet në një lokacion tjetër ky festival dhe jo në Peizazhin e Mbrojtur të Gërmisë.

Kjo për shkak që mos të dëmtohet  biodiversiteti dhe llojet e egra strikt të mbrojtura të florës dhe faunës.

Festival Sunny Hill Festival sipas njoftimit zyrtar do të mbahet në Gërmi, duke filluar nga 4 gushti deri më 7 gusht.

Related Articles