Stuhia e fuqishme e dimrit në Amerikë, vdesin pesë persona

Stuhia e fuqishme e dimrit në Amerikë, vdesin pesë persona

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen me një stuhi të fuqishme të dimrit.

Për pasojë pesë persona kanë vdekur deri më tani.

Disa shtete në SHBA kanë shpallur gjendje emergjente si pasojë e stuhisë: Maryland, Virgjinia, Virgjinia Perëndimore, Kansas, Missouri, Kentucky dhe Arkansas.

Stuhia ka shkaktuar anulimin e mbi 2300 fluturimeve, si dhe vonesa në 9000 të tjera. 

Të martën rreth 190,000 njerëz nuk kishin energji elektrike në disa shtete ku stuhia kishe shkaktuar dëme, sipas “Poweroutage.us”, transmeton Gazeta Enigma.

Bora dhe stuhia pritet të vazhdojnë gjatë ditës në pjesën veri-lindore të SHBA-së, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit në SHBA. /Gazeta Enigma

Related Articles