Serbia u ka refuzuar lejën për vizitë në Luginën e Preshevës, zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimit, si dhe ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçlës.
Kështu merr vesh Klankosova.tv nga burimet e saj, ndërsa mësohet se vizita e tyre ishte paraparë të ndodhë këtë të hënë.
”Po. Ka qenë e planifikuar që të ndodhë sot, por që me moslejim, vizita nuk është realizuar”, i ka thënë një burim Klanit.
Vizita e tyre ishte planifikuar të zhvillohej në Luginën e Preshevës, pas një ftese e cila iu ishte bërë Bislimit dhe Sveçlës nga Këshilli Kombëtar Shqiptar.