Suarezi largohet nga Nacionali

Suarezi largohet nga Nacionali

Sulmuesi Luis Suarez do të jetë lojtar i lirë muajin e ardhshëm pasi do të largohet nga skuadra e Nacionalit.

Në fakt, Suarez do të largohet në fund të tetorit kur edhe përfundon sezoni në kampionatin e Uruguait. Lajmi për largimin e Suarezit është konfirmuar edhe nga drejtuesit e klubit nga Uruguaji, të martën. 35-vjeçari në muajin qershor iu bashkua Nacionalit si lojtar i lirë, duke u kthyer në klubin e tij të fëmijërisë pas 16 vjetësh.

Prejse iu bashkua Nacionalit, Suarez ka shënuar katër gola në tetë paraqitje kampionale.

“Kur kampionati të përfundoj, Suarezi do të largohet pasi kështu e kishim marrëveshjen prej fillimit. Ai ka bërë një sakrificë të madhe që është kthyer këtu dhe ne e falenderojmë për gjithçka”, ka thënë presidenti i Nacionalit, Jose Fuentes.

Related Articles