Suharekë: Gruaja raporton se ish burri po ushtron dhunë ndaj fëmijëve të tyre

Një grua e ka raportuar në polici ish-burrin e saj për dhunë ndaj fëmijëve të tyre.

Rasti ka ndodhur në Suharekë, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHUNË NË FAMILJE/Suharekë 17.04.2023, 16:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar është duke ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve të tyre. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Related Articles