Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se një grua në qytetin e Suharekës është hedhur nga kati i pestë i banesës, shkruan Gazeta ‘Enigma’.
Sipas këtij raporti rasti ka ndodhur të hënën, në orën 01:20 në Suharekë.
“Suharekë 24.01.2022 – 01:20. Viktima femër kosovare është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi që e njëjta është hedhur nga kati i pestë i banesës”, thuhet në raport.
Tutje Policia kanë njoftuar se arsyeja e shtyrjes drejt këtij akti është ende i panjohur, ndërsa rasti në procedurë hetimore. /Gazeta Enigma/