Suharekë: Punëtori 54-vjeçar rrëzohet nga shtëpia ku punonte, dërgohet me urgjencë në QKUK

Suharekë: Punëtori 54-vjeçar rrëzohet nga shtëpia ku punonte, dërgohet me urgjencë në QKUK

Edhe pse rastet e lëndimeve të punëtorëve në vendet e punës nuk janë të rralla, kushtet nëpër kompanitë private po vazhdojnë të jenë të këqija, e ku prej të cilave po pësojnë më së shumti punëtorët.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe të shtunën, në fshatin Krushicë e Poshtme të Suharekës.

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se një punëtor 54-vjeçar është lënduar teksa ka qenë duke punuar në një shtëpi private, prej ku është rrëzuar nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime trupore.

Sipas burimeve nga Spitali Rajonal i Prizrenit, punëtori është pranuar në gjendje të rëndë shëndetësore në këtë qendër dhe më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Bëhet e ditur se në lidhje me rastin në vendin e ngjarjes ka dalë inspektori i punës dhe Policia, ndërkohë që me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet.

Related Articles