Këtë të enjte është vetëplagosur me armë zyrtare një polic në Suharekë, raporton Gazeta “Enigma”.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Rasti ka ndodhur me datë 26.02.2025. Një polic aksidentalisht është plagosur në dorën e majtë me armën e tij zyrtare, policit të lënduar i është dhënë ndihma mjekësore”.
“Policia dhe komandanti i stacionit të Suharekës ka dal në vend ngjarje. Është njoftuar edhe prokurori kujdestar si dhe Inspektoriati polocor I Kosovës, rasti është duke u hetuar”, thuhet tutje në konfirmim.
Tutje, bëhet e ditur se polici gjendet jashtë rrezikut për jetë. /Gazeta Enigma/