Një grua është lënduar pasi shoferi ka humbur kontrollin dhe është futur në një barnatore, raporton Gazeta “Enigma”.
Ngjarja ka ndodhur në Suharekë në rrugën “Brigada 123”.
Rastin për “Enigmën” e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren.
“Shoferi i veturës e kishte humbur kontrollin dhe si pasoj ka goditur barnatoren, ku pos pasagjeres së lënduar ka edhe dëme materiale”, ka deklaruar Bytyqi. /GAZETA ENIGMA/