Policia amerikane ka raportuar për të paktën 10 persona të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një qendër tregtare në Karolinën e Jugut.
Policia lokale bëri me dije se bëhet fjalë për Qendrën Columbiana, një qendër tregtare në kryeqytetin e shtetit.
Një person që nuk është identifikuar ende ka qëlluar me breshëri plumbash drejt njerëzve që kishin mbushur qendrën tregtare si çdo fundjavë. Për pasojë raportohet se 10 persona janë plagosur e janë dërguar në spital. Mes të plagosurve mësohet se ka edhe fëmijë.
Vetë qendra tregtare ka bërë me dije se do të qëndrojë e mbyllur deri në një njoftim të dytë. Autori është ende në arrati.