Zhegrova me paraqitje fantastike në humbjen e Lille

Zhegrova me paraqitje fantastike në humbjen e Lille

Lille është mposhtur 2:1 në shtëpi nga Lensi në kuadër të xhiros së 32-të të Ligue 1, pavarësisht një paraqitje të shkëlqyeshme të futbollistit kosovar Edon Zhegrova.

Zhegrova luajti për 90 minuta, duke dhënë edhe asistin në golin e vetëm të Lilles.

23-vjeçari u vlerësua si lojtari më i mirë i Lilles në fushë.

Humbja ia zbeh gjasat Lilles që të kualifikohet në Evropë sezonin e ardhshëm. Ka 48 pikë në vendin e tetë, katër më pak se vendi i pestë që të dërgon në Ligën e Konferencës.

Lens është i shtati me 50 pikë.

Related Articles