Një burrë është arrestuar në Meksikë nën dyshimin se i vuri zjarrin një lokali pasi u dëbua, duke vrarë 11 persona, thonë zyrtarët.
Sulmi ndodhi të premten mbrëma në San Luis Rio Kolorado, i cili kufizohet me Shtetet e Bashkuara, ndërsa lokali ndodhet vetëm një rrugë larg kufirit.
Autoritetet thonë se një i ri i dehur hodhi një koktej molotov në lokalin “Beer House” pasi e dëbuan nga lokali.
Zjarri la të vdekur shtatë burra dhe katër gra dhe katër persona të tjerë të shtruar në spital, sipas një deklarate nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit Sonora.
Një numër i të plagosurve u dërguan me urgjencë përtej kufirit në spitalet në Shtetet e Bashkuara për trajtim, shkruan BBC, përcjell KosovaPress
Është e paqartë nëse incidenti ka lidhje me krimin e organizuar, i cili ka pllakosur Meksikën për vite me radhë.