Dhjetë persona u plagosën në një sulm me dron të ngarkuar me eksploziv në aeroportin në qytetin saudit të Jazanit pranë kufirit me Jemenin, raportuan mediat. Gjashtë sauditë, tre shtetas të Bangladeshit dhe një sudanez u plagosën.
Disa dritare të fasadës së aeroportit u thyen në sulm, shtoi një zëdhënës i koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite.
Jemeni ka qenë skenë konflikti dhe dhune që nga viti 2014, kur lëvizjet rebele Houthi morën nën kontroll pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sanaa. /Gazeta “Enigma”/