Policia e Trafikut në Gjakovë është sulmuar me molotov, teksa një person i dyshuar është arrestuar nga autoritetet për incidentin, raporton Gazeta Enigma.
Sipas Sinjalit, i dyshuari Taulant Krasniqi e ka hedhur molotivin nën veturat e Policisë dhe për pasojë zjarri ka përfshirë automjetet zyrtare.
Sipas informacioneve të para, zyrtarët policorë kanë arritur të intervenojnë dhe fatmirësisht nuk është lënduar askush, teksa janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
I dyshuari është prangosur dhe nga objekti i ri i Policisë Rajonale ku edhe ndodhi rasti është shoqëruar në stacion policor për procedura të mëtejme.
Të njëjtat burime thonë se motivi dyshohet se lidhet me një rast për të cilin Krasniqi dyshohej dhe në shenjë revolte, e ka sulmuar Policinë.
Enigma do të ju mbajë të informuar mbi rastin.