Sulmi ndaj zyrave të Syri TV, reagon AGK-ja

Sulmi ndaj zyrave të Syri TV, reagon AGK-ja

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka pranuar me shqetësim dhe e dënon sulmin ndaj TV Syri Vision në Gjakovë.

Siç njoftohet pak minuta pas mesnatës, një person ka hyrë me një mjet të rëndë në objektin e televizionit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në hapësirat e redaksisë dhe objektet përreth.

Në njofitmin e lëshuar për media, thuhet se AGK-ja e konsideron këtë një kërcënim ndaj sigurisë së mediave dhe lirisë së shprehjes, veçanërisht në një ditë të rëndësishme për procesin demokratik në vend.

“Sulmet ndaj mediave janë të papranueshme dhe përbëjnë përpjekje për të frikësuar gazetarët dhe për të penguar punën e tyre.Policia e Kosovës ka arrestuar autorin e sulmit, por në raportin zyrtar të lëshuar nuk është specifikuar që mjeti i përdorur për sulmin është pjesë e ngrohtores së qytetit dhe nuk ka qenë i regjistruar”, thuhet në njoftim.

Tutje ata iu bëjn thirrje organeve të rendit që të trajtojnë rastin me profesionalizëm të lartë dhe të sigurojnë një mjedis të sigurt për gazetarët dhe mediat në vend. /Gazeta Enigma

Related Articles