Sulmi në Ibër Lepenc, Kurti: Shfaqi frymën e fuqishme të bashkëpunimit të institucioneve tona

Sulmi në Ibër Lepenc, Kurti: Shfaqi frymën e fuqishme të bashkëpunimit të institucioneve tona

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar punën e jashtëzakonshme të institucioneve, të cilat, sipas tij, kanë arritur të sanonin dëmin e shkaktuar në Ibër Lepenc në kohë rekorde.

Ai theksoi se angazhimi i shpejtë i institucioneve ka siguruar rikthimin e stabilitetit në zonën e prekur, shkruan Gazeta Enigma.

Kurti tha se ky sulm shfaqi frymën e fuqishme të bashkëpunimit, kontributit e angazhimit të institucioneve.

“Punë e jashtëzakonshme dhe përgatitje e lartë e institucioneve tona të cilat në kohë rekord sanuan në masë të madhe dëmin e shkaktuar në Ibër Lepenc”.

“Çfarëdo sfide e tejkalojmë bashkë, e edhe ky sulm veçse shfaqi frymën e fuqishme të bashkëpunimit, kontributit e angazhimit të institucioneve tona”, shkroi Kurti në Facebook./GazetaEnigma/

Related Articles