Si pasojë e sulmit terrorist të mbrëmshëm në kanalin e Ibër Lepencit, furnizimi me ujë të pijes është ndërprerë në komunën e Mitrovicës së Veriut.
Komuna ka lëshuar një njoftim për qytetarët, duke i informuar për situatën dhe masat që po merren për të rikthyer sa më shpejt furnizimin me ujë të pijes, shkruan Gazeta Enigma.
Komuna tha se do të vendosë cisterna me ujë të pijes në lagjet e qytetit të Mitrovicës Veriore, sipas orarit të mëposhtëm:
13:00 – Lagjja e Boshnjakëve
13:45 – Lagjet pranë Spitalit
14:30 – Lagjet pranë Stacionit të Policisë
“Vazhdimisht në lagje të tjera deri në rifillimin e furnizimit të rregullt me ujë të pijes. Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj”, u tha në këtë njoftim./GazetaEnigma/