Sulmi në spital, Biden në takim me kryeministrin izraelit: Jam i pikëlluar, duket se e ka bërë grupi tjetër, jo ju

Sulmi në spital, Biden në takim me kryeministrin izraelit: Jam i pikëlluar, duket se e ka bërë grupi tjetër, jo ju

Presidenti amerikan, Joe Biden, pas takimit me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se sulmi në një spital në Gaza që la të vrarë 500 vetë, duket se është bërë nga “grupi tjetër”, duke iu referuar Hamasit.

“Jam thellësisht i pikëlluar dhe i indinjuar nga shpërthimi në spitalin e Gazës dje. Bazuar në atë që kam parë, duket sikur është bërë nga ekipi tjetër, jo ju. Por ka shumë njerëz që nuk janë të sigurt, kështu që ne duhet të kapërcejmë shumë gjëra”, tha Biden, raporton The Guardian.

Biden ka thënë gjithashtu se Hamasi ka “kryer mizori të mëdha që e bëjnë ISIS-in të duket disi racional”.

 “Duhet të kemi parasysh gjithashtu se Hamasi nuk përfaqëson të gjithë popullin palestinez dhe i ka sjellë atij vetëm vuajtje”.

Ai tha se SHBA do t’i jepte Izraelit atë që i duhej për të mbrojtur veten. Ai përfundoi duke thënë se trimëria e popullit izraelit ishte mahnitëse dhe ai ishte krenar që ishte atje.

Related Articles