Një infermiere është sulmuar fizikisht në vendin e saj të punës nga një e mitur dje në Gjakovë.
Policia e ka hapur rastin si “lëndim i lehtë trupor”, me ç’rast njoftohet se infermierja ka pranuar edhe trajtim mjekësor.
E mitura e dyshuar pas intervistimit është liruar.
Njoftimi i plotë i policisë:
LËNDIM I LEHTË TRUPOR /Gjakovë 11.12.2021 – 19:13. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e mitur, pasi që ka sulmuar fizikisht në vendin e punës infermieren femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Gazeta Enigma/