Sulmohet fizikisht një 14 vjeçar në Prishtinë

Sulmohet fizikisht një 14 vjeçar në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka njoftuar në Polici se djali i tij 14 vjeçar është sulmuar fizikisht nga persona të panjohur.

Rasti ka ndodhur të mërkurën.

“Ankuesi mashkull kosovar  raporton se djali i tij i moshës 14 vjeçare është sulmuar fizikisht nga persona të panjohur”, thuhet në raport.

Viktima është duke u trajtuar në QKUK-Prishtinë.

Ndryshe, rasti vazhdon të hetohet. /Gazeta Enigma/.

Related Articles