Një grua është sulmuar rëndë nga qentë endacakë afër Qendres Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, teksa gruaja ka pësuar lëndime serioze.
Kjo u bë e ditur nga Albenita Gashi, e cila tha se është familjare e viktimës.
“Çdo lloj kafshimi i qenit ka potencial për infeksion në gjak dhe mund të jetë potencialisht edhe fatale në varësi të ashpërsisë së kafshimit. Nëse unë e ti nuk e ngrejmë zërin për këtë shqetësim, organet përgjegjëse nuk lëkunden fare”, tha ajo.