Një grua në Obiliq ka raportuar në polici se qe disa herë është duke u sulmuar seksualisht nga një burrë.
Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar.
“Rruga “Lidhja e Prizrenit”, Obiliq NN. Viktima kosovare ka njoftuar policinë se është sulmuar seksualisht disa herë nga i dyshuari kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.