Një grua nga Vushtrria ka raportuar në Polici se është sulmuar seksualsiht nga një burrë, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutje Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Ankuesja femër kosovare ka informuar se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Gazeta Enigma/