Sulmohet zyra e Bashkimit Evropian në Bruksel

Sulmohet zyra e Bashkimit Evropian në Bruksel
Zyrat e Bashkimit Evropian në Bruksel janë bërë cak i sulmeve të protestuesve të cilët kundërshtonin masat anti-COVID në Belgjikë, raporton Gazeta ‘Enigma’.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme, Josep Borrell, e ka bërë të ditur këtë lajm, i cili e ka dënuar këtë akt.

“Dënojmë fuqishëm shkatërrimin dhe dhunën e pakuptimtë në protestën e sotme në Bruksel”, ka shkruar Borrell në llogarinë e tij në Twitter.

Kujtojmë se protesta e sotme në Bruksel ka eskaluar në dhunë, duke detyruar policinë që shpërndarjen e protestuesve ta bëjnë me ujë./Gazeta Enigma/

Related Articles