Një mosmarrëveshje mes dy personave ka eskaluar në përplasje fizike mes dy personave.
Si pasojë, një burrë 55-vjeçar në Skenderaj, e ka sulmuar fizikisht një person.
Me këtë rast, viktima ka marrë tretman mjekësor.
Menjëherë është aktivizuar edhe policia, e cila ia ka konfiskuar të dyshuarit një pushkë me 20 fishekë.
“Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij janë iniciuar raste për veprat penale: “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armëve’’ dhe ” lëndim I lehtë trupor “”, thuhet në njoftimin e policisë.