Sulmoi fizikisht një person në Skenderaj, 55-vjeçarit i konfiskohet pushka

Sulmoi fizikisht një person në Skenderaj, 55-vjeçarit i konfiskohet pushka

Një mosmarrëveshje mes dy personave ka eskaluar në përplasje fizike mes dy personave.

Si pasojë, një burrë 55-vjeçar në Skenderaj, e ka sulmuar fizikisht një person.

Me këtë rast, viktima ka marrë tretman mjekësor.

Menjëherë është aktivizuar edhe policia, e cila ia ka konfiskuar të dyshuarit një pushkë me 20 fishekë.

“Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij janë iniciuar raste për veprat penale: “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armëve’’ dhe ” lëndim I lehtë trupor “”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pushkë Skenderaj

Related Articles