Pushime të shfrenuara mund të konsiderohet ato për një lojtar që aktivizohet në elitën e futbollit gjerman, Bundesliga.
Sipas mediave britanike, një 25-vjeçar pjesë e një prej klubeve më të njohura gjermane dhe që ka fituar tituj është arrestuar në Ibiza pasi ka sulmuar seksualisht një 18-vjeçare.
Gjeneralitetet e futbollistit të përfunduar nën akuzë nuk bëhen të ditura, por ai së bashku me një mik të tijin kanë kryer një akt të turpshëm ndaj vajzës 18-vjeçare, e cila ka përfunduar në spital.
Pritet që lojtari identiteti i të cilit për momentin mbahet i fshehur të dalë para gjykatës teksa do të vendoset nëse do të vuajë ndjekje penale apo do të gjykohet në liri.