Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me 180 ditë burgim H.M., i akuzuar për veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”.
I dyshuari thuhet se më 22 tetor të 2019-s në Teatrin e Ferizajt, kishte sulmuar një person, për shkak të pakënaqësisë me bileta.
“I pandehuri akuzohet më 22.10.2019, në Teatrin e Qytetit të Ferizajt, kishte shkuar t’i blej dy (2) bileta, për të shikuar shfaqje, biletë-shitësi ia kishte dhënë biletat për të qëndruar në këmbë, i pandehuri i pakënaqur me biletat, kishte filluar ta fyente bileta-shitësin, në atë moment kishte ndërhyrë personi zyrtar i dëmtuari F.H. të qetësoj situatën, i pandehuri me dashje që t’i shkaktoj lëndime trupore e ka sulmuar fizikisht të dëmtuarin duke e goditur me grusht në fytyrë, faqe dhe veshin e anës së majtë si pasojë e goditjeve I dëmtuari ka pësuar lëndim të lehtë trupor me pasoja të përkohshme për shëndetin”, thuhet në njoftimin e Themelores.
/Gazeta Enigma/