Një person nga Komuna e Ferizajit është arrestuar, pasi ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor, raporton Gazeta “Enigma”.
Kjo gjë është bërë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë, ku theksohet se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 06:50 në fshatin Komoglavë, në Ferizaj.
LEXO EDHE: Vjedhje e rëndë në një xhami në Kaçanik
“Raportohet se gjatë arrestimit të dyshuarit mashkull kosovar, i njëjti ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë. Viktimat dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor. Pasi që i dyshuari kishte urdhër arrest, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në raport./Gazeta Enigma.
Sulmon zyrtarin policor, arrestohet qytetari nga Ferizaji
