Policia e Kosovës njofton se janë arrestuar dy persona pasi të njetit nën ndikimin e alkoolit kanë kanosur dhe sulmuar zyrtarin policor, raporton Gazeta Enigma.
Përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Ndryshe, rasti ka ndodhur në Pejë.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që nën ndikim të alkoolit kanë kanosur dhe sulmuar zyrtarin policor-viktimën mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”,thuhet në njoftim.