Sunak: Më shqetëson veçanërisht situata në veri të Kosovës

Sunak: Më shqetëson veçanërisht situata në veri të Kosovës

Kryeministri britanik ka thënë se është i shqetësuar me situatën në veri të Kosovës.

Këto komente, Rishi Sunak i bëri gjatë një paraqitjeje para Komisionit të Ndërlidhjes së Parlamentit britanik, ku deputetët patën rastin ta marrin në pyetje.

Ai u pyet nëse ka dështuar parandalimi i tensionimit të situatën në Ballkanin Perëndimor.

“Sunak thotë se është veçanërisht i shqetësuar nga situata në veri të Kosovës. Sekretari i Jashtëm (James Cleverly, shën.red.) u ka thënë kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë se kanë përgjegjësi për uljen e tensioneve”, citohet të ketë thënë Sunak në këtë komision.

Ndërkaq, në lidhje me misionin ushtarak të BE-së në Bosnje e Hercegovinë, ai tha se Britania e sheh të njëjtin si qenësor për stabilitetin në rajon.

Ai u pyet nëse do të dërgojë një ndërmjetës special për procesin e paqes, ndërsa Sunak u përgjigj: “Mbretëria e Bashkuar do të ishte e hapur për një gjë të tillë, në një kohë kur mund të jetë e dobishme”.

Related Articles