Spanja do të luajë në finalen e madhe të Lojërave Olimpikë ndaj Brazilit, pasi arriti që të fitojë ndaj Japonisë.
Ishte pikërisht lojtari Marco Asensio që shënoi golin e vetëm dhe atë të triumfit për “La Roja”. Lojtari i Real Madrid u inkuadrua nga banka rezervë dhe shënoi gol në minutën e 115-të. Ndeshja finale mes Brazilit dhe Spanjës do të zhvillohet më 7 gusht, një ditë pas finale së femrave.