Ka përfunduar pa fitues gjysmëfinalja e parë e Ligës së Kampionëve mes Bayern Munich dhe Real Madridit.
Bayern Munich ka luajtur baras ndaj Real Madridit me rezultatin 2:2 në ndeshjen e parë që u zhvillua sonte në “Allianz Arena”.
Madrilenët kaluan në avantazh të parët në këtë sfidë me anë të Vinicius Junior, i cili realizoi në mundësinë e parë konkrete të madrilenëve në minutën e 23’të.
Bayern Munich ‘ndezi motorët’ në pjesën e dytë, ku për katër minuta realizuan dy herë. Fillimisht, Sane shënoi me një goditje të bukur në minutën e 53’të, kurse Kane nga penalltia shënoi për avantazhin e bavarezëve në minutën e 57’të.
Krejt në fund, Real Madridi barazoi me Vinicius Junior, i cili shënoi poashtu nga penalltia pas 83 minutave lojë.
Ndeshja e kthimit luhet në ‘Santiago Bernabeu’ me 8 maj, ku edhe do vendoset finalisti.